Konsumoi pije në një lokal dhe nuk pagoi, arrestohet irakiani në Graçanicë

Kronikë e zezë

Konsumoi pije në një lokal dhe nuk pagoi, arrestohet irakiani në Graçanicë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Është arrestuar një shtetas irakian një Graçanicë pasi i njëjti në një lokal kishte konsumuar pije alkoolike dhe jo alkoolike dhe nuk kishte kryer pagesën.

I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se ishte në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Preoc, Graçanicë 09.01.2024 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull irakian për shkak se kishte marrë nga një lokal dhe kishte konsumuar një sasi të pijeve alkoolike dhe joalkoolike dhe nuk kishte kryer pagesën. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se ishte në gjendje të dehur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat