Dogana i konfiskon 1300 pako të mëdha me cigare, njëri prej të dyshuarve sulmon policin e tjetri arratiset

Kronikë

Dogana i konfiskon 1300 pako të mëdha me cigare, njëri prej të dyshuarve sulmon policin e tjetri arratiset

Më: 15 janar 2024 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Njësiti Mobil i Doganës së Kosovës i ka konfiskuar 1300 pako të mëdha cigaresh, me c’rast njëri prej tre të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht njërin polic.

“Raportohet se njësiti policor dhe njësiti mobil  i doganës kanë  ndaluar  një veturë me targa vendore  ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1299 boksa me cigare”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”.

“Dy të dyshuar janë arrestuar ndërsa i dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat