Deponohen mbi 2 mijë euro para të falsifikuara në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Deponohen mbi 2 mijë euro para të falsifikuara në Fushë-Kosovë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 09:36
Ilustrim

Janë deponuar mbi 2 mijë euro para të falsifikuara në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona kanë deponuar monedha metalike nga dy euro në vlerë mbi 2 mijë euro.

Siç thuhet në këtë raport monedhat janë konfiskuar për procedura hetimore.

“Fushë Kosovë 26.12.2023-17.01.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga disa persona janë deponuar monedha metalike nga dy dhe një euro në vlerë rreth 2619 euro që dyshohet të jenë të falsifikuar. Monedhat jane konfiskuar per procedura hetimore”,  thonë nga PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat