Shpërndau një video duke shtënë me armë, Policia ia konfiskon armën

Kronikë e zezë

Shpërndau një video duke shtënë me armë, Policia ia konfiskon armën

Më: 31 janar 2024 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë në Skenderaj pasi një person kishte publikuar një video duke shtënë me armë.

Rasti ka ndodhur të martën.

“Më datë 30.01.2024 pas raportimit se një person posedon një armë gjuetie, pasi i njëjti në rrjete sociale ka shpërndarë një video duke shtënë me armë, njësitë policore kanë kontaktuar me të dyshuarin mashkull kosovar  dhe i njëjti e ka pranuar se posedon një armë të gjuetisë”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin arma pa fishekë është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat