Grabitje në pompën ‘Shell’ në Prishtinë, hajnat e maskuar sulmojnë punëtorët dhe marrin paratë

Kronikë e zezë

Grabitje në pompën ‘Shell’ në Prishtinë, hajnat e maskuar sulmojnë punëtorët dhe marrin paratë

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 12:12
Shell

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Për një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Cak i hajnave mbrëmë ishte pika e pompës së derivateve ‘Shell’ në rrugën ‘Isa Kastrati’, ku tre persona të maskuar kanë marrë pazarin ditor si dhe pako me cigare.

Hajnat paraprakisht janë përballur me dy punëtorë, të cilët dyshohet se i kanë sulmuar, kanë kryer grabitjen dhe më pas janë zhdukur.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar edhe dy punëtorët e kompanisë, të cilët kanë deklaruar se të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar me shpejtësi me një veturë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje ’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat