Tre të lënduar nga një vetaksident në Klinë, një fëmijë dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Tre të lënduar nga një vetaksident në Klinë, një fëmijë dërgohet në QKUK

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar, në mesin e tyre një fëmijë në Grabannicë të Klinës.

Kjo si pasojë e një vetaksidenti me makinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga është fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë. Fëmija është dërguar për në QKUK me udhëzim të mjekut kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.

Më tutje ai tha se organet kompetente janë në vendngjarje për të kuptuar shkakun se si ka ardhur deri te aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat