​Bënte vozitje të rrezikshme, një i vetaksidentuar në Mazgit

Kronikë e zezë

​Bënte vozitje të rrezikshme, një i vetaksidentuar në Mazgit

Më: 9 mars 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Sot rreth orës 06:00, është raportuar se një person në Veternik të Prishtinës, po bënte vozitje të rrezikshme, pas së cilës menjëherë me rastin janë marrë njësitet e nevojshme policore.

Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress se personi i dyshuar në hyrje të Prishtinës, dyshohet se qëllimisht ka shkaktuar aksident trafiku dhe duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim, ka vazhduar po me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetaksidentuar.

“Ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, ka thënë Ahmeti.

Bazuar në të dhënat fillestare, në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sulm dhe dëmtim prone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat