Transportuan kallashnikov me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, arrestohen dy të rinj

Kronikë

Transportuan kallashnikov me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, arrestohen dy të rinj

Më: 9 mars 2024 Në ora: 20:01
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi transportuan një armë zjarri kallashnikov, me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë.

Xh. P., 28 vjeç, banues në Yzberisht, dhe F. P., 27 vjeç, banues në Pogradec, u kapën te terminali i autobusëve.

Gjatë kontrollit të çantës personale, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me bajonetë, dhe një mjet prerës thikë. Arma e zjarrit ishte sjellë nga Pogradeci në Tiranë, për t’u shitur tek persona të tjerë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas që udhëtonin me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, dyshohej se po transportonin një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udhëtarët”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat