Vetura shkel 60 vjeçarin në Klinë

Kronikë e zezë

Vetura shkel 60 vjeçarin në Klinë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 21:36
Ilustrim

Një qytetar i moshës 60 vjeçare është shkelur nga një veturë në Klinë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se këmbësori është dërguar në Qendrën e Spitalit Rajonal në Pejë për shkak të lëndimeve.

“Policia është njoftuar se në fshatin Zajm përballë marketit ‘Nora’ në magjistrale, një automjet e ka goditur një këmbësor dhe menjëherë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. Dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në Qendrën e Spitalit Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat