Po lëvizte me veturë, prishtinasi goditet nga një predhë e armës

Kronikë

Po lëvizte me veturë, prishtinasi goditet nga një predhë e armës

Më: 25 mars 2024 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:40.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën në lëvizje nga drejtimi i panjohur është goditur (në veturë) nga një predhë e armës”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti në procedurë hetimore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat