Vrasja në tentativë në Prizren, arrestohen dy personat që shkrepën në drejtim të një automjeti

Kronikë e zezë

Vrasja në tentativë në Prizren, arrestohen dy personat që shkrepën në drejtim të një automjeti

Më: 31 mars 2024 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Disa të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmë në Prizren, më saktësisht në rrugën “Gani Saramati”, ku dy person nga automjeti ka gjuajtur në drejtim të një automjeti tjetër.

Media mëson se dy të dyshuarit janë arrestuar tashmë si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Për rastin më herë ka folur edhe Policia, e cila ka thënë se gjuajtja me armë ka ndodh derisa automjetet ishin në lëvizje.

Policia ka njoftuar se askush nuk ka marrë lëndime, derisa hetimet tjera janë duke u kryer për rastin e cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Me urdhër të Prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por sipas Policisë aty nuk është gjetur ndonjë gjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat