Arrestohet i mituri që dëmtoi ulëset në fushën sportive të një shkolle në Lipjan

Kronikë e zezë

Arrestohet i mituri që dëmtoi ulëset në fushën sportive të një shkolle në Lipjan

Më: 6 prill 2024 Në ora: 22:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Është arrestuar një person që dyshohet se bashkë me disa persona tjerë të mitur i kanë dëmtuar ulëset në një fushë sportive në shkollën e fshatit Gadime të Lipjanit.

Arrestimi i të miturit është konfirmuar nga policia e Kosovës për T7.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i nëjjti në bashkëveprim me disa persona tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, i kanë dëmtuar ulëset-plastikën në dusahën e sportit të shkoillës fillore të fshatit. I njjëit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Për rastin pati reaguar edhe kryetaqri i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat