​Parandalohet kontrabanda me drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kronikë

​Parandalohet kontrabanda me drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Më: 7 prill 2024 Në ora: 19:51
Pamje nga aksioni

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

Gjatë pranimit të të burgosurit E. D., në rrobat e tij në mënyre të kamufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve.

Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe se nuk do të qëndrojë duarkryq përballë dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat