Policia gjen armë dhe municion në dy qytete të Kosovës

Kronikë e zezë

Policia gjen armë dhe municion në dy qytete të Kosovës

Më: 28 maj 2024 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në Leposaviq ka gjetur dy pushkë gjuetie dhe fishekë.

Ndërsa në Zveçan një person ka dorëzuar në stacion policor dy armë gjuetie dhe një revole pa fishekë.

Raporti i policisë:

·Leposaviq / 27.05.2024 – 12:00. Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

·Zveçan / 27.05.2024 – 10:20. I dyshuari mashkull kosovar ka dorëzuar në stacion policor dy armë të gjuetisë dhe një revole pa fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat