Dyshohet se keqpërdorën seksualisht dy vajza, policia arreston tre persona

Kronikë

Dyshohet se keqpërdorën seksualisht dy vajza, policia arreston tre persona

Më: 31 maj 2024 Në ora: 10:27
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se kishin keqpërdorur seksualisht dy vajza.

Rasti ka ndodhur të enjten në Gjakovë dhe sipas policisë, viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Gjakovë 30.05.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë si dhe dy femra kosovare të cilat nuk kishin dokument identifikimi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat