Gjendet i vdekur në rrugë një burrë në Mitrovicë

Kronikë

Gjendet i vdekur në rrugë një burrë në Mitrovicë

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 09:18
Ilustrim

Një person është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë, pasditen e së dielës në Mitrovicë.

Policia thotë se viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

Ndërkohë, në raportin ditor është bërë e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendë ngjarje kanë dalur njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat