Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohet se kishin vjedhur 20 mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohet se kishin vjedhur 20 mijë euro

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Gjilan, të cilët dyshohen se kanë vjedhur 20 mijë euro.

Rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 31 maj.

“Raportohet se më 07.06.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës mashkull kosovar 20 000 euro.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat