Aksident mes një biçiklete dhe veture në Dobërdelan të Suharekës, lëndohet rëndë një 14 vjeçar

Kronikë

Aksident mes një biçiklete dhe veture në Dobërdelan të Suharekës, lëndohet rëndë një 14 vjeçar

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Një aksident mes një veture dhe një biçiklete ka ndodhur në Dobërdelan të Suharekës ditën e së shtunës, ku dyshohet se një i mitur është lënduar rëndë.

Si pasojë ka pësuar lëndime të rënda çiklisti i mitur i moshës 14 vjeçare.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku tha se çiklisti po trajtohet në spital dhe rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.

“Një aksident rreth orës 19:25 ka ndodhur në Dobërdelan të komunës së Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime të rënda çiklisti, i lindur në vitin 2010. Me rastin për merret njësia e trafikut rajonal”, tha Gashi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat