I riu në Ferizaj kapet me të dashurën dhe e sulmon në kafeteri

Kronikë e zezë

I riu në Ferizaj kapet me të dashurën dhe e sulmon në kafeteri

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo po dëshmohet çdo ditë me numrin e këtyre ngjarjeve që denoncohen në Polici.

Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një 37-vjeçare në Ferizaj, e cila e ka denoncuar personin me të cilin është në lidhje dashurie qe një kohë.

Burimet e medias kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht teksa ndodhej në një kafeteri, duke i shkaktuar lëndime, por edhe frikë e shqetësim.

Përballë kësaj situate, e njëjta ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka arritur të arrestojë dhe shoqërojë në stacion personin e dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat