Policia sekuestron parfume në vlerë rreth 95 mijë euro në Obiliq

Kronikë e zezë

Policia sekuestron parfume në vlerë rreth 95 mijë euro në Obiliq

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka vazhduar luftën kundër dukurive negative dhe kontrabandës.

Si rrjedhojë e kësaj të martën është reakizuar një kontroll në gjashtë lokacione në Obiliq.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësitë relevante policore në bashkëpunim me institucionet kompetente si Prokuroria, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zbatuar urdhrin e gjykatës, ku janë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar 10,480 copë parfume në vlerë prej 94,320 euro dhe dëshmi tjera materiale”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre persona të cilët në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat