Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Mëngjesin e së mërkurës në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës ka ndërruar jetë i burgosuri H.B. Kështu njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

“Ai është pranuar në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë më 17.05.2024, dhe gjatë pranimit është konstatuar se vuante nga sëmundje kronike për të cilat ka qenë nën trajtim.

Trajtimi ka vazhduar edhe gjatë kohës së paraburgimit nga mjekët, specialistët konsultantë dhe institucionet e tjera, sipas indikacioneve”, thuhet në njoftim.

Gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar mbrëmë rreth orës 22:00, dhe është thirrur Emergjenca e qytetit, e cila e ka trajtuar dhe stabilizuar gjendjen e të burgosurit.

“Në mëngjes, gjendja e tij është përkeqësuar përsëri dhe është kërkuar mbështetje nga ekipi i Emergjencës së qytetit. Ky ekip, së bashku me ekipin mjekësor të burgut, janë përpjekur për reanimim, por pa sukses. Në orën 06:18, nga të dy ekipet është konstatuar vdekja e të burgosurit.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat