E rëndë: Ngacmohet seksualisht një vajzë e mitur në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Kronikë e zezë

E rëndë: Ngacmohet seksualisht një vajzë e mitur në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht kryesisht nga persona të rritur.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur të martën në Gjakovë, ku një person po dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Burimet e medias kanë bërë me dije se rasti dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra”, kur i dyshuari i ështtë afruar viktimës dhe e ka ngacmuar.

Si rezultat i denoncimit, media mëson se i dyshuari është identifikuar, por akoma nuk është arrestuar.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për ta siguruar prezencën e të dyshuarit.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat