Vdes një person në Rahovec, u godit nga traktori

Kronikë e zezë

Vdes një person në Rahovec, u godit nga traktori

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 09:31
Shiriti i policisë, foto ilustrim

Një person ka vdekur në Rahovec pasi është goditur nga një traktor.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur prapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat