Një i vdekur dhe 14 të lënduar nga aksidenti në mes veturës dhe autobusit urban

Kronikë

Një i vdekur dhe 14 të lënduar nga aksidenti në mes veturës dhe autobusit urban

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 17:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes një veture dhe autobusit urban në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në vendin e ngjarjes është njësia rajonale e trafikut e cila është duke u marrë me rastin.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

Ndërkaq, 14 të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat