E mitura e zhdukur nga Lipjani dyshohet se u dhunua, prangoset kadeti policor

Kronikë

E mitura e zhdukur nga Lipjani dyshohet se u dhunua, prangoset kadeti policor

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Një kadet i Policisë së Kosovës është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, ku viktimë është një vajzë e mitur nga Lipjani. Rasti lidhet me zhduken e të miturës, e cila u gjet mbrëmë dhe si rezultat u zbuluan detajet.

Media merr vesh se ndaj kadetit policor është lëshuar urdhri për masën e ndalimit dhe tashmë kanë nisur hetimet me vendim të Prokurorit të Shtetit.

E mitura dyshohet se qëndroi me të dyshuarin gjatë kohës sa u raportua e zhdukur dhe dyshohet se kanë pasur raport intim.

Vajza u gjet mbrëmë, një ditë pasi familja e saj kërkoi ndihmë në Polici.

Brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat