Një makinë digjet brenda lavazhit në Gjirokastër

Kronikë

Një makinë digjet brenda lavazhit në Gjirokastër

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 00:51
Ilustrim

Një automjet është djegur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas dëshmimtarëve makina ndodhej në brendësi të një lavazhi për larjen e makinave. Automjeti tip ‘Volswagen’ ishte në pronësi të shtetasit Andi K.

Pas marrjes së njoftimit për flakët në makinë kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Gjirokastrës për shuarjen e tyre.

Flakët kanë dëmtuar pjesën e motorit të makinës ndërkohë që sipas ekspertëve zjarrfikës zjarri në automjet ka qenë aksidental.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat