Përfshihet nga zjarri një automjet në Uglar të Gjilanit

Kronikë

Përfshihet nga zjarri një automjet në Uglar të Gjilanit

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Është përfshirë nga zjarri një automjet në  fshatin Uglar të Gjilanit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili njoftoi se përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush.

“Më 18.07.2024 rreth orës 14:37 kemi pranuar informacion se në fshatin Uglar komuna e Gjilanit një automjete me targa civile është përfshirë nga zjarri”.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, thuhet tutje në konfirmim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat