Një grua në Obiliq raporton në Polici se u dhunua nga burri me të cilin bashkëjetonte

Kronikë

Një grua në Obiliq raporton në Polici se u dhunua nga burri me të cilin bashkëjetonte

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 08:49
Policia

Një grua në Obiliq ka raportuar në Polici se është dhunuar nga burri me të cilin ishte duke bashkëjetuar prej katër muajsh, raporton Express.

I njëjti edhe e ka kanosur viktimën.

“DHUNIM – Obiliq 25.07.2024 – 13:30.  Me 26.07.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është duke bashkëjetuar prej 4 muajsh, ka shkaktuar dhunë dhe duke e kanosur e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Viktima  është dërguar për egazminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat