Arrestohet ‘Softa’ me të kaluar kriminale, dërgohet në burg

Kronikë

Arrestohet ‘Softa’ me të kaluar kriminale, dërgohet në burg

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 08:46
Ilustrim

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Edhe Ervin Softa, i cili kërkohej në bazë të disa urdhëresave, ka qëndruar në arrati për një kohë deri dje kur u kap nga Policia.

Softa – emër i njohur për organet e rendit, përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës, të martën në Prizren.

Media ka mësuar se ndaj tij kanë qenë shtarë urdhëresa aktive, për çka i njëjti ishte dënuar edhe me burgim.

Me një histori të pasur me vepra penale, Softa njihet për mashtrim – por edhe për raste tjera të kësaj natyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti u dërgua në burg për ta vuajtur dënimin në njërën nga qendrat korrektuese në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat