Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën.
Raportohet se dy të dyshuar janë arrestuar për shkak se kishin kanosur me thikë, sulmuar fizikisht dhe i kishin thyer telefonin babait të tyre.
Në raportin policor bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.