Hyri në Kosovë përmes rrugëve ilegale, automjeti i dërgohet në doganë

Kronikë e zezë

Hyri në Kosovë përmes rrugëve ilegale, automjeti i dërgohet në doganë

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 11:59
Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar të mërkurën një veturë në fshatin Berberishtë të Leposaviqit.

Ngasësi i saj kishte ngarkuar mallra të ndryshme ushqimore dhe e njëjta veturë dyshohet se kishte hyrë në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

Organet e rendit njoftojnë se automjeti dhe mallrat janë dërguar në doganë.

Ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat