Klinë: Vetura e kombibusi aksidentohen dhe përfshihen në flakë

Kronikë

Klinë: Vetura e kombibusi aksidentohen dhe përfshihen në flakë

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Një aksident trafiku në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi, të cilët janë përfshirë nga flakët.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dyshohet se një person ka mbetur brenda.

“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda. Nuk e dimë nëse është gjallë”, tha Gashi.

Gashi tha se po presin informacione nga vendi i ngjarjes për të ditur më shumë në lidhje me personin që dyshohet të ketë mbetur brenda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat