Vdes personi që mbeti i bllokuar në makinën që mori flakë në aksidentin në Klinë

Kronikë

Vdes personi që mbeti i bllokuar në makinën që mori flakë në aksidentin në Klinë

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Ka vdekur personi i cili mbeti i ngujuar në makinën që u përfshi nga flakët në aksidentin me kombibusin në Preqevë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personi i cili kishte mbetur i bllokuar në makinë e cila ishte përfshirë nga flakët bashkë me kombibusin ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.

Gashi më herët për Klankosova.tv bëri të ditur se kishte ndodhur një aksident në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi.

“Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda”, tha Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat