Prishtinë, arrestohet një person i shumëkërkuar

Kronikë e zezë

Prishtinë, arrestohet një person i shumëkërkuar

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Një aksion i madh është zhvilluar sot në Prishtinë, konkretisht në lagjen Emshir ku është arrestuar një person shumë i kërkuar.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se aksioni është zhvilluar nga njësitë e specializuara të policisë.

“Ju konfirmoj se sot në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht FAST-ILECU ka realizuar një operacion në mbeshtetje edhe të njësive speciale”, tha Hoxha.

Media mëson se personi i arrestuar është A. Lamçe.

Lamçe është i kërkuar nga autoritetet shqiptare, konkretisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat