Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur të enjten në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.
Burimet e medias kanë bërë me dije se dy persona janë përfshirë në një konflikt verbal, me ç’rast njëri prej tyre eskaloi në dhunë fizike.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari është një 54-vjeçar, i cili e ka sulmuar fizikisht një person, me të cilin ka edhe lidhje familjare.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, nën dyshimin për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.