Gjatë intervenimit të njësisë së zjarrfikësve për shuarjen e një zjarri, një operator ishte rrëzuar në tokë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:10, në Klinë.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar në Emergjencën e Klinës, por sipas mjekut viktima kishte ardhur pa shenja jete.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.