Një person me nënshtetësi belge është arrestuar në Viti pasi është raportuar për dhunë në familje.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me nënshtetësi të Belgjikës pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.