Tentohet të futet telefoni në burgun e Dubravës, zbulohet nga oficerët korrektues

Kronikë e zezë

Tentohet të futet telefoni në burgun e Dubravës, zbulohet nga oficerët korrektues

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 12:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e telefonit me kabllo për për mbushje në Burgun e Dubravës.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, futja e telefonit u tentua të bëhej përmes një çorape të kamufluar.

“Sot, rreth orës 10:00, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë patrullimit rutinë të perimetrit të brendshëm dhe zonave përreth, zyrtarët korrektues kanë hasur në objekte të dyshimta. Pas një kontrolli të hollësishëm, është zbuluar se brenda një çorape të kamufluar ishte tentuar të futej kontrabandë, përkatësisht një telefon me kartelë dhe kabllo për mbushje”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Sipas ShKK-së, kontrabanda e dyshuar është lokalizuar, ku janë njoftuar organet kompetente, ndërsa rasti ka filluar të hetohet nga autoritetet e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i  përkushtuar në luftimin e dukurive negative, përfshirë luftimin e kontrabandës dhe substancave narkotike, duke ruajtur sigurinë dhe integritetin brenda institucioneve korrektuese”, theksohet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat