Muzeqinë e Shtimes, ia thyen dyert e furgonit para punëtorisë

Kronikë

Muzeqinë e Shtimes, ia thyen dyert e furgonit para punëtorisë

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Të hënën në fshatin Muzeqinë të Shtimes një person ka raportuar se dikush është ndalur me veturë dhe ia ka thyer xhamat e furgonit para punëtorisë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ka qenë duke punuar në punëtorinë e tij, i dyshuari mashkull kosovar ka ndaluar veturën dhe me një shkop druri i ka dëmtuar dyert dhe xhamat e furgonit që ishte i parkuar para punëtorisë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Hetimet vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat