Para pak minutash janë dëgjuar disa të shtëna me armë në lagjen Arbëria, në Prishtinë.
Ende nuk dihet për shkaqet që kanë çuar deri te gjuajta me armë, dhe nëse ka të lënduar nga rasti.
Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe Policia duke kryer hetimet e para.
Media i ka shkruar Policisë për ta pyetur për rastin, por ende nuk ka informata zyrtare.