Një burë në Viti ka raportuar në Polici se është plagosur nga një plumb qorr, e që sipas tij nuk dihet nga ka ardhur
Ai ka pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjilan, ndërsa rasti po hetohet.
“Rr. Jeton e Naser Rama , Viti 13.08.2024-07:30.
Viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjilan si pasojë e një plage që sipas viktimës e ka mare nga një plumb qorr që nuk e di nga ka ardhur.
Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.