Sulmohet fizikisht një person në shesh të Shtimes

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht një person në shesh të Shtimes

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Një person është sulmuar fizikisht nga dy persona tjerë, të mërkurën në Shtime.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur në Sheshin “Ahmet Shtimja”, për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre.

Viktima është dërguar për mjekim në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat