Sulmuan ekipin mjekësor gjatë intervenimit, arrestohen dy persona në Prishtinë

Kronikë

Sulmuan ekipin mjekësor gjatë intervenimit, arrestohen dy persona në Prishtinë

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 10:04
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar të mërkurën mbrëma në Prishtinë, pasi që të njëjtit kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa po intervenonin në një rast.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë rezistuar edhe gjatë arrestimit nga ana e policisë.

“Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për arsye se kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast. Po ashtu të dyshuarit i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit.

Një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat