Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua pasi e njëjta ka penguar procesin mësimor.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të martën në ora 17:00.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta kishte penguar procesin mësimor.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.