​Dërgohet në mbajtje i dyshuari për tentim-vrasje në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Dërgohet në mbajtje i dyshuari për tentim-vrasje në Prishtinë

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një 29-vjeçar, për një plagosje të shkaktuar në rrugën "Maliq Pashë Gjinolli" në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2024, ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.

Policia ka filluar menjëherë trajtimin e informacioneve dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

Puna e zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin dhe intervistimin e Sh.A., dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Policia me këtë rast ka sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdor në rast, ndërsa ndaj të dyshuarit po kryhen procedurat për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat