Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një femër.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.