Policia e Kosovës ka larguar sot katër mjete të pashpërthyera në Kërpimeh të Podujevës.
Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti është raportuar rreth orës 11:00.
“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.
Në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit, të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera - katër granata dore”, ka thënë Ahmeti.