Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona, në dy raste të ndara kanë kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë nga Serbia në Kosovë.
Lidhur me rastet kanë njoftuar prokurorët.
Fsh. Novosellë, Kamenicë / 11.09.2024-10:10. Policia në një pikë kontrolli të automjeteve ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas të Serbisë, ku gjatë verifikimit është vërtetuar se i njëjti me veturën e tij me targa të Serbisë kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Republikë e Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore.
Fsh. Novosellë, Kamenicë / 11.09.2024 – 19:15. Policia në një pikë kontrolli kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë me dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë ku dyshohet se kishin hyrë nëpër rrugë ilegale nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.