Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur disa punëtorë që ta ndërpresin punën.
Arrestimi i personit të dyshuar ka ndodhur ditën e enjte.
“Fsh. Shalë, Lipjan / 12.09.2024 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se përmes presionit dhe kanosjeve kishte tentuar që t’i detyroj disa punëtorë që ta ndërpresin punën”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.