Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me kafshë.
Sipas njoftimit të policisë, një 29-vjeçar nga Kamenica, është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandë me 18 krerë dhi, transmeton Klankosova.tv.
Dhitë dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.
“Njësia e TASK-FORC-ës (Polica e Kosovës dhe Dogana e Kosovës), konkretisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje, më14.09.2024 rreth orës 07:40, në vazhdën e aktiviteteve për parandalim dhe luftim e kontrabandës në pika kufitare, ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra, konkretisht kafshë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent, me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.\
Ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës.